Livoreka vjen me një premtim për takimin ndaj Dudelange

Autori: Gazeta inFokus
18:17 | 25 July 2018
Dudelange nga Luksemburgu nuk është ekip e panjohur për Dritën nga Gjilani! Drita pretendon rezultat pozitiv (nesër, 18.30) në konak të Dudelange-s, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të eliminatorëve të Europa League në futboll.
Kampioni i Luksemburgut ka përparësinë e fushës, ndërsa kampioni i Kosovës shpreson se me një lojë të fortë në mbrojtje dhe me kundërsulme të arrijnë rezultat të favorshëm, që të janë më të qetë për sfidën e kthimit e cila luhet me 2 gusht në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Drita është eliminuar nga Champions League, pasi që të dyja ndeshjet i humbi, të parën me 3:0 (në Mitrovicë) dhe të dytën me 2:0 (në Malmo) nga Malmo.
Ndërkaq, Dudelange në Champions u eliminua nga skuadra hungarez MOL Vidi me rezultat të përgjithshëm 3:2 (ndeshja e parë 1:1 në Dudelange dhe e dyta, 2:1 për MOL Vidi në Hungari). Megjithatë Drita që ka trajner Bekim Isufin synon mrekullinë, të futen në rrethin e tretë të Europa League. Sulmuesi i Dritës, Përparim Livoreka, shprehet optimist dhe sipas tij, janë përgatitur maksimalisht për këtë sfidë. “Jemi përgatitur gjatë gjithë kësaj kohe për këtë ndeshje. Është një kundërshtarë i vështirë dhe shumë i fortë, mirëpo pres të japim më të mirën, që nga kjo sfidë të kthehemi me rezultat pozitiv dhe të vazhdojmë këtë rrugë ende në garat evropiane”, tha Livoreka për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Sa keni njohuri për Dudelangen, a mendoni se Drita ka mundësi të sigurojë kualifikimin? “Mendoj me angazhim dhe përkushtim maksimal mund t’ia dalim edhe pse siç thash është kundërshtar i fortë, duhet respektuar por ne këtu nuk kemi ardhur në ekskursion por kemi ardh ta përfaqësojmë klubin në mënyrën më të mirë po ashtu shtetin tonë, ku dihet tani vetëm FC Drita po vazhdon këto gara dhe të përfaqësohemi sa më mirë dhe të dalim mirë nga kjo ndeshje, po ashtu edhe nga ajo e kthimit me 2 gusht në Kosovë”, përgjigjet sulmuesi.
Livoreka tha se do të angazhohen deri në pikën e fundit: “Do të mundohemi mjaft shumë që të bëjmë hapa edhe më të mëdha në këtë drejtim dhe të vazhdojmë historinë. Ne nuk do të dorëzohemi, do të luftojmë deri në fund dhe besoj se do të na shpërblehet, nuk do të dorëzohemi asnjëherë edhe pse kemi përpara kundërshtar të fortë”.
A jeni komplet dhe një barazim eventual do të jetë një qetësi për takimin e kthimit në stadiumin “Adem Jashari”? Jemi komplet dhe rezultati pozitiv nga ky takim, në ndeshjen e kthimit besoj që do të jemi edhe më të relaksuar dhe më këmbëngulës, nuk do të dorëzohemi deri në fund”, ka thënë Livoreka.

Të tjera
-
Zhvillimet nga zgjedhjet në Gjermani, ambasadori Rohde pret miq e kolegë në rezidencën e tij
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka organizuar në rezidencën e ...
-
Scholz thotë se nuk do ta pranojë kurrë AfD-në
Kancelari Olaf Scholz u ka thënë mbështetësve të tij në Berlin se “ne po luft...
-
Votuesit vendosën: CDU/CSU dhe AfD para SPD dhe të Gjelbërve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pranoi humbjen e SPD-së në zgjedhjet federale...
-
Shefi i OKB-së thotë se “mjaft është mjaft” përpara përvjetorit të tretë të luftës në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka riafirmuar “nevojën u...
-
Exit pollet e para: CDU/CSU i fiton zgjedhjet në Gjermani, SPD-ja e Scholzit shënon humbje të rëndë
Gjermania mbajti sot zgjedhjet e parakohshme për Bundestagun. SPD-ja e kan...
-
Mbeturinat vazhdojnë të mbesin problem i madh për Prishtinën
Mbeturinat në kryeqytetin e Kosovës vazhdojnë të jenë një nga problemet më të...
-
Vodhi çantën me 4.5 milionë lekë nga një veturë në Tiranë, arrestohet 46-vjeçari
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i dënuar më parë disa herë...
-
Kjo është kandidatja për deputete e listës së Albin Kurtit që mori më së paku vota
Tash kur janë numëruar 2532 vendvotime nga 2533, ose 99.96% të votave, është ...
-
Ushtarët italianë testojnë procedura shpëtimi në kampin Villaggio Italia
Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W) e misionit të udhëh...
-
Nënshkruhen marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë firmosur sot disa marrëveshje. ...
-
Kosova dhe masat e BE-së: Një ngërç me pasoja të zgjatura
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian nuk e kanë detyruar Qeverinë e Kosovës...
-
Zelensky i gatshëm të heqë dorë nga presidenca për paqe ose anëtarësimin në NATO
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të...