Sport

Liverpooli po planifikon transferimin e yllit të Barçës si zëvendësues të Trent Alexander-Arnold

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 22 October 2024

Liverpooli besohet se është i interesuar për një lojtar të Barcelonës i cili është identifikuar si një zëvendësues i mundshëm i Trent Alexander-Arnold, mes zërave se ai do të largohet në fund të sezonit.

Alexander-Arnold momentalisht po luan vitin e tij të fundit të kontratës e cila pritet të skadojë në qershor të vitit 2025.

Reprezentuesi anglez do të jetë i lirë që nga afati kalimtar i janarit që të diskutojë një ‘para-kontratë’ me ndonjë klub të huaj, me shumicën e raportimeve që bëjnë me dije se Real Madridi është i etur për të siguruar shërbimet e tij.

-Advertisement-

Sidoqoftë, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, mbetet i qetë sa i përket situatës së tij përkundër faktit që ka pranuar se mund ta shqetësojë atë nëse kjo situatë nuk zgjidhet para fundit të sezonit.

Me më shumë pyetje se sa përgjigje sa i përket largimit të mundshëm të mbrojtësit të djathtë, Liverpooli thuhet se janë të interesuar për të nënshkruar me një lojtar të Barcelonës në rast largimi të 26-vjeçarit.

Mediumi spanjoll Fichajes, ka bërë me dije se Jules Kounde pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit anglez, përkundër faktit që iu bashkua Barcelonës 27 muaj më parë në një marrëveshje prej 41 milionë eurosh nga Sevilla.

Njësoj si pothuajse të gjithë lojtarët e Barcelonës, Kounde është i rehatshëm me topin në këmbë, por është një lojtar më shumë i ‘modës së vjetër’ në krahasim me Alexander-Arnold.

Kounde gjithashtu shpeshherë ka luajtur si qendërmbrojtës për klubin dhe kombëtaren dhe kjo është një përparësi e madhe nga loja e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera