Sport

Liverpooli “piketon” ish-lojtarin e Chelsea-s për të zëvendësuar egjiptianin Salah

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 29 August 2023

Liverpooli hedh sytë nga sulmuesi Joao Felix, për të zëvendësuar Mohhamed Salah. Sipas spanjolles “AS”, “të kuqtë” janë hedhur menjëherë në sulm për të gjetur një alternativë për egjiptianin, i cili pritet vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Dhe emri që ka ngjallur interes te drejtuesit e Liverpoolt është ai i sulmuesit të Atletikos. Situata e portugezit mund ta favorizojë klubin anglez i cili mund ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje.

“Los Colchoneros” kërkojnë 12 mln euro për huazimin fillestar të lojtarit, shifër kjo lehtësisht e arritshme për anglezët, të cilët pritet të përfitojnë plot 150 mln stërlina nga shitja e Salah në Arabi.

-Advertisement-

Liverpooli është skuadra e katërt që interesohet për 23-vjeçarin, pas Aston Villës, Al-Hilal-it dhe së fundmi Barcelonës. Megjithatë, e ardhmja e portugezit mund të marrë një rrjedhë tjetër, pasi mund të rikthehet në Premier League, ku më përpara ka luajtur me Chelsea-n.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera