Sport

Liverpooli nuk do ta zëvendësojë Coutinhon me Lemarin

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 07 January 2018

Liverpooli ka vendosur që të mos e blejë Lemarin në janar.
Liverpooli është duke shikuar për një zëvendësues të mundshëm të Philippe Coutinhos, që u transferua në Barcelonë për 160 milionë euro.

Lemar ishte një mundësi për Të Kuqtë, por Sky Sports raporton se Liverpooli nuk do të shkojë pas Lemar në këtë afat kalimtar.

Monaco tashmë ka njoftuar se lojtari nuk do të largohet deri në verë, kështu Liverpoolit si mbetet gjë tjetër përpos të presë, ndërsa do të hidhet në sulm për të blerë lojtarë tjerë në janar me paratë që ka fituar nga shitja e Coutinhos.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera