Sport

Liverpooli më në fund sheh dritë në fund të tunelit, ‘The Reds’ fitojnë derbin ndaj Tottenahmit

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 28 January 2021

Liverpooli e ka arritur fitoren e parë në vitin 2021, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ kanë marrë një triumf shumë të rëndësishëm ndaj Tottenhamit, në duelin e vlefshëm për xhiron e 20-të në Premierligë.

Në takimin e zhvilluar në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në Londër, kampionët aktual të Anglisë e kanë mposhtur Tottenhamin me rezultat 3-1.

-Advertisement-

Serinë e golave në këtë takim e hapi sulmuesi brazilian, Roberto Firmino, i cili në fund të pjesës së parë, saktësisht në minutën e 45+4’, e kaloi Liverpoolin në epërsi.

45 minuta e parë u mbyllen me shifrat 0-1 për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp.

Pjesën e dytë e filluan furishëm të dy skuadrat, ku realizuan dy gola për dy minuta.

Fillimisht mysafirët e dyfishuan epërsinë në minutën e 47’, me golin e shënuar nga mbrojtësi anglez, Trent-Alexandre Arnold.

‘Spurs’ pas dy minutave e ngushtuan rezultatin 1-2, me një eurogol të realizuar nga Pierre-Emile Hojbjerg.

Se ‘The Reds’ kishin udhëtuar për fitore e dëshmoi sulmuesi senegalez, Sadio Mane, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 1-3 në minutën e 65’.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli ka kaluar në pozitën e katërt me 37 pikë, kurse Tottenhami mbetet i gjashti me 33 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera