Sport

Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 15 October 2024

Liverpooli pritet që ta lejojë një lojtarë që të largohet nga ‘Anfield’ verën e ardhshme pas pesë sezoneve të suksesshme në klub.

Arne Slot e nisi mirë aventurën e tij tek Liverpooli. Që prej ardhjes së tij nga Feyenoordi në korrik duke zëvendësuar Jurgen Klopp, ai ka fituar nëntë nga 10 ndeshjet e luajtura deri më tani.

Një prej problemeve me të cilat ai u ballafaqua pas ardhjes së tij këtu ishte dështimi për të transferuar mesfushorin Martin Zubimendi, kjo pasi spanjolli refuzoi kalimin tek gjiganti anglez në favor të qëndrimit tek Sociedadi.

-Advertisement-

Alisson nuk kishte marrë pjesë në grumbullimin e Brazilit për ndeshjet e tetorit për shkak të lëndimit dhe mund të mbetet jashtë fushave edhe për takimin ndaj Chelseat këtë të diel.

Kelleher ishte subjekt i shumë thashethemeve këtë verë pasi Nottingham Forest dërgoi një ofertë e cila u refuzua nga Liverpooli. Ai me shumë gjasë do të jetë titullar në vizitën që Liverpooli do t’ia bëjë Chelseat në ‘Stamford Bridge.

Sidoqoftë, e ardhmja e tij afatgjatë duket se do të jetë diku tjetër, pasi portierit 25-vjeçar do t’i lejohet të largohet nga Liverpooli këtë verë.

Ai është paraqitur në 49 ndeshje për ‘Të Kuqtë’ duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në triumfin ndaj Chelseat në Carabao Cup në vitin 2022.

Reprezentuesi irlandez pati një paraqitje të mirë duke shënuar madje një penallti për të ndihmuar Liverpoolin ta fitojë trofeun në ‘Wembley’.

Liverpooli tashmë është konfirmuar se ka nënshkruar me portierin Giorgi Mamardashvili i cili do të bëhet zyrtarisht pjesë e tyre sezonin e ardhshëm dhe kjo do të thotë ‘fundi i karrierës’ së Kelleher me klubin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera