Sport

Liverpooli e bënë ‘horë’ Manchester Unitedin midis ‘Old Traffordit’, Mohamed Salah shkëlqen me Hat-Trick

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 24 October 2021

Skuadra e Liverpooli ka vazhduar me formë fantastike në këtë edicion në elitën e futbollit anglez, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ e kanë ‘shkatërruar’ Manchester Unitedin, pasi e kanë mposhtur midis ‘Old Traffordit’ me rezultat të thellë 5-0, në duelin e vlefshëm për xhiron 10-të në Premierligë.

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp e nisi për mrekulli takimin, ku në minutën e 5’ e gjeti golin e parë me anë të Naby Keitas, i cili shënoi një gol të lehtë për rezultatin 1-0 pas një asistimi nga Mohamed Salah.

-Advertisement-

Mysafirët e dyfishuan rezultatin 2-0 tetë minuta më vonë me Diogo Jotan, i cili shfrytëzoi mjaftë mirë një pasim fantastik te Arnoldit.

Liverpooli nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 38’ në skenë doli sulmuesi më në formë në botë, Mohamed Salah, i cili realizoi në minutën 38’ për shifrat 3-0.

Salah 12 minuta më vonë, saktësisht në minutën 45+5’ e shënoi edhe goli e dytë personal në këtë takim, për rezultatin 4-0.

Pjesa e parë u mbyllë me shifrat 4-0 për Liverpoolin, kurse në 45 minutat e dytë Mohamed Salah e kompletoi Hat-Trickun dhe realizoi për rezultatin përfundimtar 5-0.

Sulmuesi egjiptian shfrytëzoi për mrekulli një asistim fantastik nga Jordan Henderson dhe shënoi golin e 10 në këtë sezon në Premierligë.

‘Djajtë e Kuq’ nga minuta e 60’ luajtën me një lojtar me pak në fushë, pasi Paul Pogba u përjashtua nga loja me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër në Naby Keitan, i cili me pas u largua nga loja pasi nuk ishte në gjendje ta vazhdonte ndeshjen për shkak të lëndimin që i’a shkaktoi Pogba.

Deri në fund të takimit, ekipi i drejtuar nga Klopp, pati disa raste të tjera shënimi, por nuk arriti më ta gjej rrugën e golit.

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli renditet i dyti me 21 pikë, kurse Manchester Unitedi mbetet i shtati më 14 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera