Sport

Liverpool siguron talentin portugez

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 23 May 2022

Liverpool zyrtarizuar afrimin e Fabio Carvalho. Mesfushori ofensivnuk zbarkoi dot në “Anfield” në merkaton e janarit, pasi “The Reds” dështuan të regjistronin 19-vjeçarin e talentuar në ditën e fundit të merkatos.

Fulham fitoi të drejtën e kompensimit nga një gjykatë dhe do të përfitojë 5 milionë paund nga Liverpooli për kartonin e Carvahlos, edhe pse lojtarit luzitan i përfundon kontrata më 30 qershor.

“Mund të konfirmojmë se Fabio Carvalho do t’i bashkohet klubit tonë këtë verë. 19-vjeçari do të përfundojë zyrtarisht kalimin te ‘The Reds’ më 1 korrik”, lexohet në komunikatën zyrtare të nënkampionëve të Anglisë.

-Advertisement-

Carvalho, i cili do të firmosë për pesë vite me Liverpoolin, debutoi me Portugalinë U21 në muajin mars. Lojtari ofensiv kontribuoi për rikthimin e Fulhamit në Premier League, duke shënuar 11 gola, teksa dhuroi edhe 8 asiste për shokët e skuadrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera