Sport

Liverpool ofron 50 mln € për një mbrojtës

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 24 March 2023

Perr Schuurs, qendërmbrojtësi i Torinos, po kërkohet nga klube të rëndësishëm brenda dhe jashtë Italisë.

Holandezi po spikat me “Demat” dhe në të shkuarën Liverpool ka tentuar ta blejë nga Ajax.

“The Reds” tani thuhet se është gati të ofrojë 50 milionë euro për futbollistin e Torinos, i cili është vetëm 23 vjeç.

-Advertisement-

Trajneri Jurgen Klopp e pëlqen Schuurs, ndërkohë informacion për të kanë kërkuar edhe klubet italiane si Inter, Milan, Napoli dhe Roma.

Kuptohet që ato e kanë të vështirë të konkurrojnë me anglezët, nisur nga fuqia e tyre financiare. Torino e ka blerë mbrojtësin për 9 milionë euro nga Ajax.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera