Sport

Liverpool nuk është më në krye, garën për talentin anglez e udhëheq një tjetër klub

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 22 December 2022

Gjithçka po shkonte mirë për Liverpool teksa The Reds udhëhiqnin garën për të firmosur me talentin Jude Bellingham. Por pasi ylli i Borussia Dortmund shkëlqeu edhe në Botërorin e Katarit me fanellën e Anglisë, Real Madrid ndërhyri në garë dhe duket se spostoi skuadrën e Liverpool nga vendi i parë. Tashmë, janë madrilenët pretendentët kryesorë për të firmosur me 19-vjeçarin teksa pritet që t’i ofrojnë Dortmund një shifër të parezistueshme prej më shumë se 100 milionë paund.

Nga ana tjetër, edhe vetë mesfushori duket i “joshur” nga ideja për të luajtur në Santiago Bernabeu së bashku me yjet e tjerë të “galaktikëve”. Kështu, Bellingham është objektivi kryesor i Real Madrid për merkaton e verës me presidentin Florentino Perez që vijon të mbetet i “fiksuar” me idenë për të nënshkruar me lojtarët e rinj më të mirë në qarkullim teksa kujtojmë se në mesfushën e Los Blancos aktivizohen emra si Tchouameni, Valverde apo Camavinga.

Ndërsa nuk është për t’u harruar Endrick, i cili do të zbarkojë në Spanjë verën e vitit 2024, sapo të mbushë 18-vjeç me brazilianin që i kushtoi arkave të Realit plot 72 milionë euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera