Sport

Liverpool në “krizë” për lojtarë, një portugez mund të jetë shpëtimi

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 29 August 2022

Jurgen Klopp po vuan mungesat e shumta në këtë fillim sezoni dhe nevoja për lojtar ka detyruar klubin të bëjë një sforco të fundit në mbyllje të merkatos.

Bëhet fjalë për Ruben Neves, mesfushorin e Wolves.

Portugezi 25-vjeçari pëlqehet nga trajneri gjerman dhe drejtuesit kanë nisur kontaktet dhe po punojnë me intensitet pasi koha nuk premton.

-Advertisement-

Ruben Neves, sipas medieve britanike është i hapur për një lëvizje të mundshme drejt Liverpool, por pritet me interes përgjigja e drejtuesje të Ëolves, nëse do të pranojnë ofertën e “The Reds”.

Neves është në sezonin e tij të gjashtë në Angli, pasi mbylli aventurën e tij me Porto-n në vitin 2017.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera