Sport

Liverpool merr lajmin e keq, i dëmtohet ylli i ekipit

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 11 October 2021

Sulmuesi i skuadrës së Liverpoolit, Diogo Jota, është dëmtuar në stërvitjen e fundit me kombëtaren e Portugalisë, shkruan Gazeta inFokus.

Jota nuk u paraqit në miqësoren që Portugalia e luajti ndaj Katarit, pasi pati një problem muskulor.

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, ka bërë të ditur se Jota mund të mungojë edhe në ndeshjen e ardhshme ndaj Luksemburgut.

-Advertisement-

Lëndimi i Jotas është padyshim lajm i keq për Liverpoolin, që po kalon formë të mirë në këtë fillim sezoni në Premierligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera