Sport

Liverpool gjen zëvendësuesin e Coutinhos

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 10 August 2017

Liverpool është në kërkim të një lojtari, i cili do të mund të zëvendësonte Philippe Coutinhon.

Pavarësisht se Jurgen Klopp dhe  drejtuesit e Liverpoolit thonë se Philippe Coutinho nuk do të shitet, dëshira e lojtarit është krejt tjetër.

Braziliani dëshiron të largohet për të kaluar në Barcelonë, ku do të kishte mundësi të luante me lojtarët si Leo Messi, Luis Suarez apo Andres Iniesta.

-Advertisement-

Për këtë arsye, Liverpool tashmë është duke kërkuar një futbollist, i cili do të mund të zëvendësonte Coutinhon.

Sipas Globoesporte, dëshira kryesore e Kloppit është sulmuesi 24 vjeçar i Gremios, Luan.

Lojtari që pëlqehet shumë edhe nga disa skuadra tjera angleze, shihet si zëvendësues ideal i Coutinhos, që për 150 milionë euro mund të kalojë në Camp Nou.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy