Liverpool-Atletico Madrid, ndeshja që u bë faktor për përhapjen e koronavirusit në Britaninë e Madhe!
Autori: Gazeta inFokus
14:19 | 21 April 2020
Ndeshja e Champions League-s Liverpool–Atletico me shumë gjasa ka influencuar në përhapjen e koronavirusit në Britaninë e Madhe si dhe infektimin në masë të njerëzve në ishull.
Është kjo një ndër hipotezat më të debatuara të këtyre ditëve në Mbretërinë e Bashkuar, një mundësi që së fundmi është diskutuar gjithashtu edhe nga vetë këshillëtarët e qeverisë britanike, për sektorin e shëndetësisë.
Bëhet fjalë pra për sfidën e kthimit në Champions Liverpool–Atletico Madrid, ndeshje e luajtur në Merseyside më datë 11 mars, ku bardhekuqtë përmbysën disavantazhin në kohën shtesë, për të siguruar kualifikimin për në fazën cerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-2, duke eliminuar në këtë mënyrë pikërisht kampionët në fuqi. Në Anfield ishin të pranishëm plot 52.000 spektatorë, 3.000 prej të cilëve kishin udhëtuar nga kryeqyteti spanjoll.
Shumë raste fatale në zonën e Merseyside-t janë lidhur pikërisht me këtë takim dhe me të drejtë në ishull vazhdojnë diskutimet nëse kjo ndeshje duhej të ishte zhvilluar, apo duhet të ishte shtyrë në kohë, njësoj sic u veprua edhe me sfidat e tjera Bayern–Chelsea, Juventus–Lyon dhe Barcelona–Napoli. Deri tani nuk ka asgjë të provuar, megjithatë këtij debati së fundi I është bashkuar vetë zëvendës/këshilltarja e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për sektorin e shkencës Angela McLean, e cila shpjegoi se një cështje e tillë meriton një hetim të mëtejshëm.
McLean deklaroi se të gjithë duan të kuptojnë nëse janë bërë zgjedhjet e duhura dhe kërkimet e nevojshme shkencore, në një rast të tillë, për të gjetur pra lidhjen e koronavirusit me duelin Liverpool – Atletico dhe për të zbuluar detaje të mëtejshme për virusin COVID-19 që ka qarkulluar ato kohë në Madrid apo dhe nivelin e përhapjes së këtij virusi ato ditë në qytetin më të madh të zonës në Merseyside. Angela McLean është gjithashtu profesoreshë për biologjinë matematikore në Departamentin e Zoologjisë, në Universitetin e Oksfordit dhe këshilltare shkencore kryesore në Ministrinë e Mbrojtjes, e në konferencën e përditshme për koronavirusin ndihmësja e kryeministrit Boris Johnson la të kuptohet se qeveria ka të dhëna për një shtim të ndjeshëm të rasteve në qytetin e Liverpulit menjëherë pas këtij takimi. Më herët Drejtori I Këshillit të këtij qyteti për Shëndetësinë Publike Mattheë Ashton deklaroi për “The Guardian” se ndeshja e kthimit Liverpool–Atletico as që duhej të ishte luajtur fare, ndërsa kryebashkiaku i Madridit Jose Luis Martinez– Almeida rrëfeu në fundjavë se ishte një gabim I rëndë fakti që u lejuan me mijëra fansa të Atleticos për të udhëtuar drejt ishullit për të ndjekur këtë takim. Martinez–Almeida shtoi për Radion Spanjolle Onda Cero se nuk kishte asnjë lloj kuptimi fakti që iu krijuan mundësitë 3.000 tifozëve të “los colchoneros”, për të ndjekur sfidën e kthimit në Angli. Mbretëria e Bashkuar deri ditën e hënë kishte 125.000 raste me koronavirus, prej të cilëve 16.500 kanë rezultuar fatale, e dhënë kjo që e klasifikon këtë vend në pozicionin e pestë në rruzull për nga vdekshmëria, me një koeficient tepër të lartë, afërsisht 13.5 %, pra pothuajse aq sa edhe Italia.
Statistikat më të fundit kanë konfirmuar se janë plot 246 vetë që kanë humbur jetën këto kohë vetëm në Spitalet e Liverpoolit, sakaq në krahun tjetër Madridi përfaqëson një ndër qytetet më të prekur në Evropë me virusin COVID-19, ndërsa Spanja me 200.000 raste renditet sipas Universitetit Johns Hopkins në Baltimore në vendin e dytë në glob, pas vetëm Shteteve të Bashkuara dhe vendi iberik numëron plot 21.000 të vdekur. Po në të njëjtën konferencë kancelari I Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak hodhi poshtë akuzat se qeveria është treguar e ngathët në anulimin e zhvillimeve të ndryshme sportive, përpara se të merreshin masat shtrënguese të karantinimit të popullatës. Përveç takimit Liverpool–Atletico u lejua gjithashtu edhe Festivali i Cheltenham-it, një aktivitet sa I dashur po aq edhe I rëndësishëm për kulturën britanike.
Festivali i Cheltenham-it është një aktivitet 4-ditor që përmban gara me kuaj, kompeticioni I dytë më I shtrenjtë I këtij sporti në ishull për nga shpërblimet që jepen për fituesit, vetëm pas Grand National, aktivitet që mbahet në javën e dytë të muajit mars. Ky aktivitet sivjet u ndoq nga më shumë se cerek milioni spektatorë, më saktë 251.684 vetë, ndërsa 68.500 vetë ishin të pranishëm vetëm në Kupën e Artë më datë 13 mars, pra dy ditë pas zhvillimit të takimit Liverpool–Atletico.
Kur u pyet nga një gazetar i Liverpool Echo Angela McLean deklaroi se është e vështirë për t’u kuptuar sa vetë nga ata që kanë qenë në takimin Liverpool – Atletico kanë ndjekur gjithashtu edhe aktivitetin e përvitshëm në Cheltenham, gjithsesi është fakt që Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar reagoi me shumë vonesë duke mbyllur bizneset dhe ndaluar shoqërimin e më shumë se dy personave vetëm më datë 23 mars. Për hir të së vërtetës fansat e Atletikos u lejuan rregullisht për të udhëtuar drejt Liverpulit, pavarësisht se asokohe Qeveria Spanjolle I kishte mbyllur shkollat dhe kishte forcuar masat shtrënguese, për më tepër vetëm dy ditë pas sfidës së kthimit Liverpool – Atletico u vendos gjithashtu edhe pezullimi I Premier League-s.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...






























