Lajme

Lista Srpska para seancës takon Marko Gjuriqin, ja për çfarë bisedojnë

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 09 September 2017

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të takohet në Beograd me përfaqësuesit e Listës Srpska

Temë diskutimi, në takimin e të lartë përmendurve, do të jenë kushtet e bashkimit me partitë që do jenë pjesë e Qeverisë së re të Kosovës, shkruan Blici serb.

Beogradi do kërkojë nga Lista Srpska që Prishtina duhet ta sigurojë formimin e Komunave me Shumicë Serbe, për të cilën është nënshkruar marrëveshje para katër viteve në Bruksel, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Gjithashtu, pala serbe do të kërkojë se komuna e Prilluzhës dhe Plemetit të shkrihen në një, të ketë siguri për gjithë serbet që jetojnë në Kosovë, të mbrohen monumentet serbe në Kosovë e kushte të tjera që pritet të bëhen publike pas takimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera