Lajme

Lista Srpska e sulmon ambasadorin amerikan i quan vlerësime paushalle deklaratat për Radojiçiqin

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 04 August 2022

Lista Serbe është deklaruar pas takimit të kryetarit të saj, Goran Rakiq me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, me ç’rast ka kërkuar nga ky i fundit që të paraqesë prova për deklarimet e tij se Milan Radoiçiq është i përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Ambasadori Hovenier, pas takimit, ka thënë se ia ka bërë te ditur kryetarit të Listës Serbe, qëndrimin e ShBA-së për vendimet qeveritare për fletë-deklarimet në hyrje për personat me dokumente të Serbisë si dhe për konvertimin e targave.

“Unë gjithashtu shfrytëzova rastin për t’i kujtuar atij një çështje të veçantë, në kontekstin e deklaratave të fundit. Më duhet t’u kujtoj njerëzve se, nga këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara, z. Milan Radoiçiq, është sanksionuar nga Thesari i Shteteve të Bashkuara në bazë të informacionit tonë për lidhjet e tij me krimin e organizuar transnacional dhe korrupsionin, dhe i tregova atij që, ju e dini, pikëpamja e Shteteve të Bashkuara për këtë individ është tashmë e njohur”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Ndërsa Lista Serbe në një komunikatë ka thënë se hedh poshtë plotësisht deklaratat e ambasadorit amerikan në Prishtinë për përfshirjen e supozuar të Milan Radoiçiqit në aktivitete të paligjshme duke i quajtur “vlerësime paushall”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera