Lajme

Lista Serbe: Vendimi i Mitrovicës së Veriut për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës është nul

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 30 June 2023

Lista Serbe e ka kundërshtuar anëtarësimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Sipas tyre ky vendim është i pavlefshëm dhe se sipas tyre asnjë qytetarë serbë nuk e konsideron si relevant.

“Vendimi nuk ka kurrfarë peshe sepse është dëshmi e qartë e synimeve të regjimit të Albin Kurtit për të vijuar me eskalim të situatës dhe shkaktimit të tensioneve që shkon në interes të tij, por jo të qytetarëve të komunave”, thuhet në qëndrimin e Listës Serbe, përcjell KlanKosova.tv.

-Advertisement-

Aty theksohet interesimi për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Qytetarët tanë janë të interesuar në Asociacionin e Komunave Serbe, si një çadër institucionale për qytetarët serbë, të cilët do ta mbrojnë veten nga regjimi i Kurtit, apo dikujt tjetër që mund të vijë nesër për të ndërtuar karrierë politike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera