Lajme

Lista Serbe u ankua për votat e Rashiqit në ambiente ku s’ka serbë. PZAP-ja merr vendim

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 01 July 2026

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të gjitha ankesat e parashtruara pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në vendimet e publikuara sot bëhet e ditur se janë refuzuar ankesat e dy kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu lidhur me procesin e rinumërimit të votave. Të dy, në ankesa të ndara kanë kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së. Gjithashtu është refuzuar edhe ankesa e Listës Serbe e po ashtu edhe dy ankesa të Nova Demokratska Stranka. Të gjitha ankesat ishin për parregullësi me vota.

Lista Serbe qe ankuar me pretendimin se partia e Nenad Rashiqit ka marrë një pjesë të konsiderueshme të votave në mjediset ku nuk është i pranishëm komuniteti serb ose është statistikisht i papërfillshëm. Në vendim, PZAP-ja ka theksuar se Lista e votuesve nuk përmban të dhëna për komunitetet etnike. Është sqaruar se në Kosovë s’ka bazë ligjore që këto vota të shpalleshin të pavlefshme.

-Advertisement-

Të gjitha ankesat në arsyetimin e PZAP-së, janë vlerësuar si të pabazuara.

Tash, nëse palët nuk i ankimojnë këto vendime në Gjykatën Supreme, për çka kanë kohë 48 orë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i hapet rruga certifikimit të rezultateve.

Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Në seancën e fundit, e cila kishte nisur më 27 prill dhe përfundoi më 28 prill, nuk pati kuorum për votim.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy