Lajme

Lista Serbe sot vendos “për ndarje” të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 27 November 2018

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç ka njoftuar se komunat veriore, me shumicë serbe të martën gjatë ditës do të mbajnë mbledhje veç e veç, në të njëjtën kohë, për të vendosur se si do të veprojnë tash e tutje, shkruan gazeta inFokus.

“… dhe pas përfundimit të tyre, do të shpallen vendimet dhe konkluzionet”, ka thënë Simiç për mediat serbe.

Burime të gazetës inFokus, bëjnë të ditur se në këto takime të krerëve të komunave pritet të vendoset që kryetarët e komunave të Mitrovicës veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut të japin dorëheqje.

-Advertisement-

Në këtë mënyrë thuhet se do tu pamundësohet institucioneve të Kosovës të kenë kontroll mbi veriun, në të cilin pritet vendosja e barrikadave./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera