Lajme

Lista Serbe për sulmin e sotëm ndaj Policisë: Po bëhen përpjekje për t’i paraqitur serbët si ngacmues

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 26 April 2022

Lista Serbe për sulmin e sotëm ndaj Policisë: Po bëhen përpjekje për t’i paraqitur serbët si ngacmues

Lista Serbe ka reaguar për sulmin e sotëm në Zubin Potok ndaj Policisë së Kosovës, duke deklaruar se serbët që përbëjnë shumicën e popullsisë s’qëndrojnë prapa sulmit ndaj autoriteve të rëndit.

Përmes një njoftimi në Facebook të kësaj partie thuhet se e dënojnë sulmin ndaj Policisë dhe incidenti është përpjekje sipas tyre për t’i paraqitur serbët si ngacmues.

-Advertisement-

“Lista Serbe dënon incidentin që ndodhi këtë mëngjes në komunën e Zubin Potokut ku janë dëmtuar veturat e policisë së Kosovës. Incidenti ka për qëllim të destabilizojë mundësitë por edhe një përpjekje për t’i paraqitur serbët si ngacmues që nuk korrespodon me të vërtetën”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen dhe të mos bien në provokime.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të përmbahen që ata të mos bien në provokime dhe të mos lejojnë që incidente të tilal të prishin paqen në rajon. Kushdo që e ka bërë atë nuk ka menduar mirë për popullin serb”, thuhet tutje.

Një njësi patrulluese e Policisë së Kosovës është sulmuar mëngjesin e sotëm me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera