Lista Serbe për shpërthimin e fuqishëm që ndodhi në veri: Incident i sajuar

Autori: Gazeta inFokus
10:17 | 03 July 2023
Lista Serbe ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pas mesnate në veri të Mitrovicës, në lagjen “Tre Rrokaqiejt”. Partia serbe ka dënuar ashpër këtë incident që ndodhi.
“Në emër të popullit serb, dënojmë ashpër incidentin që ndodhi mbrëmë kur persona të panjohur hodhën shok-bombë pranë lagjes “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës dhe shkaktuan shqetësimin e qytetarëve tanë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Në reagimin e bërë, Lista Serbe pretendon se kjo është bërë qëllimisht “për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura dhe automjeteve të blinduara që mbrëmë pas këtij incidenti kanë qenë në rrugët e Mitrovicës”.
“Hedhja e fishekzjarrëve apo mjeteve të ngjashme piroteknike nuk është krim në vetvete, por ajo që na shqetëson është se falsifikimi i incidenteve të tilla synon të krijojë alibi për praninë e forcave speciale të Kurtit në mjediset serbe, dhe represionin e vazhdueshëm ndaj popullit tonë, si dhe arrestime të pabaza”, thuhet në reagimin e tyre.
Lista Serbe ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që të forcojnë praninë e tyre në veri të Kosovë, veçanërisht në veri të Mitrovicës, siç kanë thënë ata për të “parandaluar këto incidente të sajuara”.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Sipas Institutit...
-
Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat: Manipulativ dhe hipokrit
Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një post...
-
LDK propozon subvencion emergjent për “Pastrimin”, PDK dhe LVV votojnë kundër
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës,...
-
Identifikohet trupi i pajetë që u gjet para banesës në Prishtinë
Një grua është gjetur pa shenja jete para hyrjes së shtëpisë së saj mëngjesin...
-
Murati flet për rritje historike të pagës mesatare në sektorin privat, s’e përmend inflacionin
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke c...
-
Vrasja e argjentinases, babai i të akuzuarit thotë se viktima kishte rënë nga dritarja pas një mosmarrëveshje me djalin e tij
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Endrit...
-
700 milionë euro për rrymë! Dëgjoni Albin Kurtin – në 5 minuta kuptohet si u ndërtua mafia energjetike nga shërbimi i Millosheviçit përmes Fazlliçit e Hamoviçit
Vetëm pesë minuta nga deklarata e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mjaft...
-
Emisari i BE-së njofton për fazë të re të dialogut Kosovë–Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka ...
-
Prokuroria ia sekuestroi iPhone-n, ministri Peci refuzon ta tregojë kodin
Hetimet penale për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore mund të re...
-
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë
Media britanike: Shqipëria pritet të “pushtohet” nga 30 milionë turistë Me...
-
Në kuadër të Forumit të Grave, Osmani takon kryeparlamentaren e Shqipërisë, flasin për “thellimin e raporteve mes dy shteteve”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëptirur në takim kryetaren e Kuv...
-
AAK konfirmon Zenun Elezajn si kandidat për kryetar të Klinës
Kryetari aktual i Klinës, Zenun Elezaj, do të kandidojë për një mandat të ri ...