Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje: Incidenti me Konjufcën është arsye shtesë
Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 06 December 2024
Partia e serbëve në Kosova, Lista Srpska, që ka mbështetjen e Beogradit, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Deri më tani nuk është thënë zyrtarisht nga kjo parti se do të merrte pjesë.
Në një deklaratë të saj në Facebook, Lista Srpska thotë se këtë vendim u shty ta marrë pas “incidentit” që ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës ku ata shkuan për t’u nënshkruar pas gjashtë muajve mungesë siç bëjnë tash e një kohë dhe u përballën me kundërshti nga deputetët e Vetëvendosjes.
Po ashtu, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ndërprerë seancën, duke thënë se veprimi i tyre përbën keqpërdorim të parasë publike dhe iu drejtua me fjalët “turp të keni”.
“Përfaqësuesit e Listës Serbe janë të vetmit që përfaqësojnë interesat e popullit serb në Kosovë dhe për këtë jemi gjemb në sy të regjimit të Albin Kurtit, por edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë”, pretendoi Lista Srpska.
“Prandaj kjo është një arsye më shumë që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për këtë arsye shfrytëzojmë rastin për të informuar opinionin se Lista Serbe, asnjëherë më e fortë, do të marrë pjesë në zgjedhje, se ne do të fitojmë të dhjetë mandatet e dedikuara për popullin serb dhe se ne do të ruajmë unitetin dhe harmoninë e popullit serb në këto zona dhe se populli serb në zgjedhje do t’i tregojë të gjithëve se kë beson dhe kë do si përfaqësues të tij”.
Srpska sërish akuzoi kryeparlamentarin Konjufca për shkelje të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, ndërsa për përfaqësuesit ndërkombëtarë tha se “ende heshtin”.
“Ata heshtin kur kryetari i Kuvendit i përjashton nga parlamenti përfaqësuesit e popullit serb të zgjedhur në mënyrë demokratike, duke treguar kështu hipokrizinë dhe mospërputhjen më të lartë”./Express/
Të tjera
-
Konsumi rekord i rrymës po çon në djegien e aseteve elektroenergjetike, thotë zëdhënësi i KEDS-it
Për shkak të konsumit të lartë dhe rekord të energjisë elektrike, që po a...
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...
-
Pagesa e rrymës në veri, nën 20%
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të...
-
Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryem...
-
Kurti për Krishtlindje qëndroi në Gjakovë: Kujdesi, dashuria e sakrifica qofshin vlerat që na shoqërojnë
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gja...
-
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, deklarohet për korrupsion
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së s...
-
Prizren, babai e raporton të zhdukur djalin e tij
Një person ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë...
-
Vajza rrạh nënën e saj në Pejë
Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje në familje, është s...
-
KQZ mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje nga ora 13:30. ...
-
Tahiri: Kurti po e turpëron shtetin e Kosovës para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin...