Lajme

Lista Serbe i del në rrugë Qeverisë, e bllokon në dy çështje të rëndësishme

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 24 July 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha në një konferencë për media se Lista Serbe po bllokon miratimin e dy ligjeve në Kuvendin e Kosovës: plotësim/ndryshimin e ligjit për vetëqeverisje lokale dhe ligjin për festat zyrtare.

Për ligjin për vetëqeverisje lokale duhet shumicë e dyfishtë dhe pa votat e të gjitha komuniteteve ai nuk mund të kalojë.

Krasniqi tha megjithatë se mbetet me shpresë “që në ditët në vijim të gjejmë gjuhë të përbashkët”.

-Advertisement-

“Ligji për vetëqeverisje lokale është kryer dhe është dorëzuar në afat në Kuvend. Por ky ligj bën pjesë në ligjet vitale dhe na duhet edhe vota e komuniteteve. Fatkeqësisht, përfaqësuesit e Listës Serbe nuk duan ta votojnë. Lista Serbe nuk ka asnjë kërkesë specifike për ligjin. Por thjesht nuk marrin pjesë në seancë kur votohet. Shpresojmë që në ditët në vijim të gjejmë një gjuhë të përbashkët”, tha ministri.

Ai tregoi ndryshimet në ligjin e propozuar, që përcaktojnë tri situata kur mund të shpërndahet kuvendi komunal.

“Kemi shtuar disa elementë të rëndësishëm në këtë ligj. Kuvendi Komunal mund të shpërndahet në tri situata, dhe jo dy sa ishte deri tash. Kur s’mund ta zgjedhë kryesuesin, kur nuk mund ta votojë buxhetin dhe në situatën kur nuk plotëson obligimet ligjore kushtetuese”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera