“Lista e zezë” e Trump, ja 37 shqiptarët ‘non grata’ në SHBA
Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 24 June 2017
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vazhduar edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për emergjencë kombëtare në Ballkanin Perëndimor.
Ky urdhër, i nënshkruar më 2001, nga presidentit i atëhershëm, George W.Bush, ka për qëllim që të përballet me kërcënimin e madh ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-së nga persona që janë të përfshirë apo mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ose ndaj pengesave që mund t’iu bëhen zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje apo ndaj Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën.
Veprimet e “njerëzve që kërcënojë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihen aktet e dhunës ekstremiste apo veprimeve penguese, vazhdojnë të paraqesin kërcënim të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Në këtë listë janë edhe 37 shqiptarë nga e gjithë hapësira ballkanike.
“Kërcënimi i përbërë nga veprimet e personave të angazhuar në, apo që ndihmojnë, sponsorizojnë, ose mbështesin dhunën ekstremiste në Republikën e Maqedonisë dhe në vende të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ose aktet që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnje dhe Hercegovinë ose Rezolutën e Kombeve të Bashkuara e Këshillit të Sigurimit 1244 të 10 qershorit të vitit 1999, në Kosovë, nuk është zgjidhur.
Përveç kësaj, Urdhri Ekzekutiv 13219 i ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të datës 28 maj 2003, për të marrë hapa të tjerë në lidhje me aktet që pengojnë implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë.
Për shkak se aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetit pengues të përshkruara në këtë Urdhra ekzekutive janë armiqësore ndaj interesave amerikane dhe vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, unë kam vendosur që është e nevojshme për të vazhduar emergjencën kombëtare të deklaruar në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Barack Obama në sqarimin e kësaj liste.
Emrat e plotë të 37 shqiptarëve që gjenden në “listën e zezë” të SHBA-ve:
Xhevat Ademi
Nuri Behxheti
Adil Gafurri
Idajet Beqiri
Tahir Dalipi
Haradin Bala
Gafurr Elshani
Sabit Gashi
Skënder Hebibi
Xhavit Hasani
Kastriot Haxhirexha
Xhemajl Hyseni
Izmet Kryeziu
Menduh Thaçi
Ton Marku
Xhavit Morina
Isak Musliu
Jonuz Musliu
Shefqet Musliu
Rrustem Mustafa
Fatmir Limaj
Daut Haradinaj
Daut Rexhepi
Sait Rushiti
Rexhep Selimi
Shaqir Shaqiri
Emrush Suma
Azem Syla
Sami Ukshini, komandant Sokoli
Shefit Xhaferi
Emrush Xhemajli
Muhamet Xhemajli
Avdyl Jakupi
Xhezair Shaqiri
Sami Lushtaku
Nevzat Halili
Ramiz Lladrovci
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...