Lajme

Lirohet vëllai i Rexhep Selimit

Autori: Gazeta inFokus 00:38 | 03 March 2018

Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadan Selimi është liruar para pak çastesh nga Policia e Kosovës

KTV ka konfirmuar lirimin e Ramadanit i cili ishte arrestuara para rreth 3 orëve nga policia e Kosovës për shkak të, siç, u tha në një sulm ndaj një polici.

Sipas Policisë së Kosovës Ramadan Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi është shoqëruar sot në stacionin policor për sulm ndaj policit dhe mospërfillje të urdhrave.

-Advertisement-

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti  ka konfirmuar për Express se sulmi ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00 është shoqëruar në stacion policor një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe mospërfillje e urdhrave të policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, ka treguar Ahmeti.

Në orët e mbrëmjes për KTV kishte folur edhe deputeti Rexhep Selimi, i cili nuk e ka mohuar rastin, por ka thënë se nuk bëhet fjalë për sulm të vëllait të tij ndaj policëve.

Vetë Rexhep Selimi ka qenë në Stacion Policor për të parë nga afër zhvillimet.

Islam Selimi, vëllai tjetër i deputetit të VV-së ishte plagosur muaj më parë pas një mosmarrëveshje afër një shtëpie në Komoran.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera