Lajme

Lirohet nga spitali drejtori i burgjeve, Sokol Zogaj

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 18 August 2017

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj  sot është liruar nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës, konkretisht nga Qendra Neurokirurgjisë.

“Arbresh.info” merr vesh se Zogaj ka 20 minuta që është liruar nga trajtimi mjekësor dhe është nisur për në shtëpinë e tij.

Ndryshe, dy ditë më parë Zogaj është sulmuar nga disa persona të  maskuar, të cilët e kanë goditura të me mjete të forta, që dyshohet të jenë shufra hekuri.

-Advertisement-

Deri sa ai po dilte nga banesa e tij, Zogaj ishte sulmuar nga dy persona, të cilët para se ta godisnin, të dyshuarit kanë tentuar ta fusin atë në një bodrum, por  duke e parë se dera ishte e mbyllur, ata kanë nisur ta sulmojnë atë, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë dhe trup.  /Arbresh.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera