Lajme

Lirohet me kusht biznesmeni i akuzuar se urdhëroi vrasjen e gazetares malteze

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 22 November 2019

Biznesmeni maltez, Yorgen Fenech, i dyshuar si urdhëruesi i vrasjes së gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, është liruar me kusht.

Lajmi është raportuar nga Times of Malta, duke thënë se biznesmeni do të merret në pyetje përsëri. Fenech u arrestua të mërkurën nga autoritetet malteze në bordin e jahtit të tij ndërsa po përpiqej të linte ishullin për të udhëtuar drejt Italisë ose në Greqi.

Lirimi i biznesmenit, megjithëse me kusht dhe nën mbikëqyrjen e policisë, ka shkaktuar zemërimin në mediat sociale, me mesazhe të shumta që vunë në dyshim vullnetin efektiv të qeverisë malteze për të hedhur dritë mbi këtë çështje. Ditën e arrestimit të Fenech, ndërtesa e qeverisë ishte e rrethuar nga dhjetëra protestues të cilët kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Joseph Muscat. Ky i fundit konfirmoi se Fenech është “një person me interes” në rastin e vrasjes së reporteres.

-Advertisement-

Të enjten e shkuar më 15 nëntor autoritetet malteze arrestuan Melvin Theuma, i cili rrëfeu se ishte ndërmjetësi mes udhëruesit të vrasjes Yorgen Fenech e autorëve të krimit vëllezërit George e Alfred De Georgio e Vincent Muscat.Gazetarja Daphne Caruana Galizia, u ekzekutua më 16 tetor 2017 me një autobombë të vendosur në automjetin e saj tip “Peugeot 108”. Ishte 53 vjeçe.

Kush është Yorgen Fenech?

Yorgen Fenech është administrator i deleguar i kompanisë Tumas Group, dhe pronar i një prej kazinove më të madhe malteze, si dhe drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Elektrike të gazit në Maltë, ndaj të cilës po investigonte gazetarja Daphne Caruana Galizia.Por Yorgen Fenech është dhe pronar i kompanisë 17 BLACK me seli në Dubai e cilia ishte zbardhur nga gazetarja malteze si mjeti i përdorur për të korruptuar 2 anëtarë të qeverisë laburiste malteze të asaj kohe; kreun e kabinetit Keith Schembri e ministrin e energjisë Konrad Mizzi.Përmes dokumentacionit të Panama Papers, Daphne Galizia, kishte zbardhur tranzitimin përmes kompanisë off-shore me bazë në Dubai të rreth 2 milionë dollarë për llogari të dy anëtarëve të Qeverisë malteze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera