Lajme

Lirohet Dardi i “It’s my love”, tregon se si i hyri policia në shtëpi në mesnatë

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 18 January 2022

Është liruar nga burgu, Dardan Mehmetaj, i cili u bë i njohur përmes rrjeteve sociale dhe pjesëmarrjes së tij në emisionin e dashurisë “It’s my love”, shkruan Gazeta inFokus.

I njohuri ndryshe si ‘Dardi’ u arrestua nga Polica e Kosovës dy ditë me parë, pasi në një video të publikuar në ‘Tik Tok’ ai dëgjohej t’i ketë thënë policisë se ndodhet në qytetin e Klinës dhe disa persona janë mbledhur për t’u rrahur në mes vete.

Lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur vet, Dardi, i cili ka bërë thirrje të mos luhet me shtet, duke treguar me pas se si e kanë arrestuar policia kur ai ishte në gjumë dhe sesi ishin kushtet në burg.

-Advertisement-

“Mos luani me shtet (polici v.j.) se po ju kajke nana. Era e keqe e WC-së (n’burg), mos vet.  Në shtëpi, gjumë kam qenë. Me kanë hy policia në shtëpi dhe mi kanë lidh duart…”, u shpreh ai.

Ndryshe, Dardan Mehmetaj është i martuar dhe është në pritje të një fëmije./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera