Lajme

Lirohen nga paraburgimi aktivistët e SKV-së

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 16 May 2018

Gjykata e Apelit i ka liruar nga paraburgimi gjashtë aktivistët e organizatës studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, që gjendeshin në paraburgim nga koha kur ishin arrestuar teksa po festonin përvjetorin e organizatës.

KALLXO.com merr vesh së Apeli duke vendosur sipas ankesave të mbrojtësve iu ka ndërprerë masën e paraburgimit, duke e zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

KALLXO.com më 14 prill raportoi për vendimin e Gjykatës ndaj gjashtë aktivistëve të organizatës studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, me të cilin vendim u ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

-Advertisement-

Gjashtë anëtarët e SKV-së ishin arrestuar në Parkun e Qytetit në Prishtinë ku organizata po festonte tetëvjetorin e themelimit.Lirohen nga paraburgimi aktivistët e SKV-së

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera