Lajme

Lirimi i tre policëve, Abdixhiku: Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë, sjelljet agresive të Serbisë duhet të dënohen

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 26 June 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur lajmin për lirimin e tre policëve tanë, Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemsi Mustafa, të cilët 12 ditë më parë u kidnapuan nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, në një akt të agresionit luftënxitës.

“Sot, falënderojmë të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, që në vazhdimësi kanë dënuar aktin e Serbisë, sikurse dhe kanë shtuar presionin për lirimin e menjëhershëm të tyre. Në veçanti, falënderojmë qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për angazhimin e tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se sjelljet agresive e luftënxitëse të Serbisë duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtar, prandaj koordinimi i veprimeve të institucioneve të Kosovës me aleatët tanë është domosdoshmëri”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera