Sport

Liridon Leci tallet keq me skuadrën e Llapit sa i përket daljes në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 02 November 2021

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Liridon Leci, është tallur keq me skuadrën e Llapit sa i përket daljes në garat evropiane, shkruan Gazeta inFokus.

Leci ka thënë se Llapi nuk ka marrë pjesë në Evropë, pasi kanë shkuar vetëm deri në Maqedoni, duke shtuar se pa ja qitë vizën në pasaportë nuk quhet dalje në Evropë.

“Edhe vitin e kaluar kur ka marrë pjesë në Evropë që e mori Kupën, Llapi nuk ka marrë pjesë në Evropë me sa e di unë. Në Evropë ka shkuar deri në Maqedoni, Evropa nuk është Maqedoni. Maqedonia është Ballkan d.m.th pa ja qitë vizën në pasaportë ti nuk quhesh Evropë me sa e di unë, nëse nuk gabohem”, tha fillimisht Leci.

-Advertisement-

Me pas ai shtoi se Llapi pavarësisht se ka super ekip nuk është pretendent për titull.

“Unë kam thënë se Llapi ka super ekip, ka lojtarë jashtëzakonisht të mirë, ka individ të shkëlqyeshëm brenda edhe ka fond të futbollistëve, por që nuk e shoh Llapin prentendent për shumë arsye tjera. Arsyeja kryesore mundem me thënë se është udhëheqësi i Llapit për shkak se nuk mundet një njeri mu merr me të gjitha”, deklaroi Leci në emisionin ‘2me1” në RTV21.

Liridon Leci e përfundoi karrierën në klubin e Llapit verën e shkuar, por nuk arriti të paraqitej në Evropë me skuadrën nga Podujeva.

Ndryshe, Llapi sezonin e kaluar e fitoi për herë të parë Kupën e Kosovës dhe u paraqit në parakualifikimet e Ligës së Konferencës, ku u eliminua në raundin e parë nga Shkupi pas dy ndeshjeve me rezultat 3-1./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera