Sport

Liridon Latifi tregon pse la Skënderbeun

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 21 August 2017

Liridon Latifi ishte i ftuar në një lidhje direkte, në “Zona Gol”, ku foli për arsyen pse zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në Hungari me Puskas.

“Zgjodha Puskas sepse dua t’i hedh hapat e karrierës një nga një. Nuk doja të rrezikoja duke zgjedhur një ekip të madh, pasi mund të ishte e vështirë për të gjetur hapësirat e duhura. Pra, vura anën sportive, para asaj ekonomike apo prestigjit”, u shpreh Latifi.

Sulmuesi komentoi edhe ndeshjen me Dinamo Zagreb dhe premtoi maksimumin për t’u kualifikuar.

-Advertisement-

“Pavarësisht se e ardhmja ime është e qartë tashmë, unë dhashë maksimumin në Zagreb dhe jam gati të jap gjithçka nga vetja, për të ndihmuar Skënderbeun, të kualifikohet për në fazën e grupeve”, tha sulmuesi në ikje i korçarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera