Sport

Liridon Krasniqi me një mesazh emocional u drejtohet tifozëve të Kedah

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 17 September 2018

Përmes një shkrimi emocional në rrjetet sociale, sulmuesi kosovar, Liridon Krasniqi u është drejtuar tifozëve të Kedah.

Krasniqi, i cili ka shkëlqyer kohëve të fundit te klubi malajzias, ka përmendur momentet emocionale të shijuara në Malajzi, derisa ka folur edhe për të ardhmen.

Ai ka pohuar se kontrata e tij do të skadojë së shpejti, megjithatë nuk e di nëse do të mbetet ende në klubin e njohur malajzias.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka thënë se ka zhvilluar shumë ndeshje si i lënduar dhe se këtë e ka bërë vetëm për tifozët e skuadrës.

Tutje, Krasniqi pohon se është krenar që e ka përfaqësuar Kedah në katër vitet e fundit dhe se ka ardhur në këtë klub si ”askushi” por në fund është bërë një hero.


Kështu, ditëve të ardhshme, Krasniqi pritet ta konfirmojë të ardhmen e tij, ku me gjasë do të jetë jashtë Malajzisë.

”Për familjen time, Kedah. Jam shumë krenar dhe falënderues që kam luajtur te ky klub për katër vite të mrekullueshme”.

”Kemi bërë shumë gjëra së bashku dhe kemi dominuar në Malajzi. Por, këtë vit, gjërat nuk kanë shkuar sipas planit”.

”Kontrata ime përfundon së shpejti, por unë nuk dua të përfundoj. Tani, është koha të planifikojmë gjëra për të ardhmen sepse kurrë nuk themi ‘lamtumirë’. Shihemi së shpejti”, shkroi Krasniqi në mes të tjerash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera