Lajme

Lirak Çelaj: Ka njerëz në PDK që janë avancuar në parti duke mbajtur çantat e shefave

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 24 January 2020

Nënkryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, ka hedhur akuza sa i përket emërimeve dhe avancimeve në PDK, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se ka individë që janë avancuar në parti ose duke mbajtur çantat e shefave ose duke kritikuar partinë.

“Kadri Veseli është një njeri shumë i mirë që mbart mbi vete vlera shumë të mëdha dhe që ka kontribuar shumë për vendin që të jemi këtu ku jemi sot. Por për fat të keq ai ka afruar afër vetes disa njerëz që nuk i bartin ato vlera për aq sa po favorizohen. Shkelja e parimeve sjell individë të gabuar. Mendoj se brenda PDK-së dhe jashtë të gjithë e dinë se kujt i referohem, nuk e kam personale me askënd por e kam në aspektin parimor sepse mendoj që po shkelen parimet. Mund të tingëlloi idealist po mendoj se duhet të respektohen vlerat demokratike”.

-Advertisement-

“Të gjithë njerëzit që udhëheqin me PDK-në duhet të reflektojnë vullnetin e strukturës, pasi nuk mundet një njeri të bartë mbi supet e veta vendimet për të emëruar Kryesi pasi në Këshill Drejtuese nuk na është lënë as të debatohet dhe është bërë një votim formal në Këshill Drejtues kur është bërë Kryesia. Brenda Kryesisë ka njerëz shumë të mirë por ka edhe nga ata që janë avancuar duke bartë çantat e shefave ose duke kritiku partinë sepse është një trend kushdo që e ka kritiku partinë Demokratike është avancu” ka thënë Çelaj në intervistën e javës në Gazeta Blic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera