Sport

Lionel Messi si asnjëherë më parë, aspak i lumtur me qëndrimin në Barcelonë

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 23 November 2020

Lionel Messi nuk po kalon momente të mira në klubin e Barcelonës këtë sezon, shkruan Gazeta inFokus.

Futbollisti argjentinas nuk duket aspak i lumtur me qëndrimin e tij në Kataluni.

Lojtarët ‘blaugran’ mëngjesin e së hënës dolën për tu stërvitur në katër grupe, por Messi nuk bënë pjesë në asnjërin grup për shkak se ai po ‘vuan’ në Barcelonë.

-Advertisement-

Pamjet që kapën “El Chiringuito TV”, disa herë me gjestet që Leo bëri, tregon qartë se ai nuk është aspak i lumtur.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë po luan sezonin më të dobët në karrierë.

Messi po shënon me pak gola, po jep me pak asiste, po humb me shumë topa dhe nuk është ai Messi që jemi mësuar ta shohim viteve të fundit.

Ai në 8 ndeshje në La Liga ka realizuar vetëm tre gola, që është një faktor që tregon me së mirë gjendjen e tij./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera