Sport

Lionel Messi po e pret emërimin e trajnerit të ri të Barcelonës për të vendosur për të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 16 May 2017

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të mbetet e paqartë. Ditë më parë ylli argjentinas kishte refuzuar një ofertë të Barcelonës prej 35 milionë eurove në sezon. Por, si duket mosvazhdimi i kontratës nuk ka të bëjë me para.

Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, ylli argjentinas po e pret emërimin e trajnerit të ri të Barcelonës për të vendosur për të ardhmen, përcjell Express.

Sipas kësaj të përditshme, vazhdimi i kontratës mes Barcelonës dhe Leo Messit mund të shtyhet deri në fillim të vitit 2018. Ylli argjentinas ka kontratë me gjigantin nga La Liga vetëm deri në qershor të vitit të ardhshëm.

-Advertisement-

Kurse, drejtuesit e Barcelonës kanë paralajmëruar se trajnerin e ri do të emërojnë pas përfundimit të sezonit. Katalunasit, për hatër të Lusir Enriques, nuk duan që trajnerin e ri ta emërojnë tani.

Kandidatë për ta marrë drejtimin e Barcelonës janë: Ernesto Valverdes, Roland Koeman, Juan Carlos Unzué, Eusebio Sacristán dhe Roberto Martinez. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera