Lajme

Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 20 July 2026

Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan e tij 26-vjeçare duke gulçuar në shtrat.

Herët në mëngjes, policia e Linzit u thirr për një urgjencë mjekësore në të cilën një grua e re u gjet pa ndjenja në shtrat. Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan e tij 26-vjeçare duke gulçuar në shtrat, transmeton albinfo.at. Pasi fillimisht kontaktoi vëllain e tij me telefon, vëllai shkoi menjëherë në apartament dhe me të mbërritur thirri shërbimet e urgjencës .

Zyrtarët policorë mbërritën në vendngjarje në të njëjtën kohë me ekipin e ambulancës. Policët së bashku me paramedikët, menjëherë filluan përpjekjet për të ringjallur gruan pa ndjenja, shkruan kurier.at. Ata kryen kompresime në gjoks, ndërsa disa minuta më vonë mbërriti mjeku i urgjencës dhe mori përsipër koordinimin e mëtejshëm mjekësor.

-Advertisement-

Pavarësisht disa goditjeve me defibrilim nga ekipi mjekësor, fillimisht nuk mund të zbulohej pulsi. Vetëm pas goditjes së katërt paramedikët regjistruan përsëri një rrahje zemre, përcjell albinfo.ch. Dy fëmijët e familjes, të moshës dy vjeç e katër muajsh, ishin gjithashtu në apartament gjatë gjithë incidentit.

Gruaja 26-vjeçare u dërgua përfundimisht në Spitalin Universitar Kepler në Linz, e shoqëruar nga një mjek i urgjencës. /Albinfo.ch

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy