Lajme

Linja ajrore Prishtinë- Beograd: Pacolli falënderon presidentin Trump

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 21 January 2020

Ministri në detyrë i punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka falënderuar presidentin e SHBA-ve për mbështetjen e zgjidhjeve të problemeve mes Serbisë dhe Kosovës.

Pacolli thotë se është shumë mirënjohës për mbështetjen e tij dhe se vetëm më ndihmën e tij mund të arrihet paqja në rajon.

Duke folur për linjën ajrore direkte Prishtinë-Beograd Pacolli lë të nënkuptojë se kjo është një meritë e Donald Trump.

-Advertisement-

“Unë jam shumë mirënjohës Presidentit Trump që në vetën e parë është vu në mbështetje të zgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. Vetëm angazhimi i Presidentit Trump mund të bëjë të mundur që rajoni të paqësohët shpejt. Faleminderit Amerikë, faleminderit President”, shkruan Pacolli./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera