Lifestyle

Linja ajrore në Indi u ofron grave vende për t’u ulur larg burrave

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 29 July 2024

Kompania ajrore IndieGo ka bërë të mundur që pasagjeret femra të shmangin uljen pranë meshkujve gjatë fluturimit.

Linja ajrore më e madhe me kosto të ulët në Indi u ofron grave një hartë me vendet e shënuara me ngjyrë rozë gjatë procesit të biletave, ku mbi to ulen vetëm gratë.

Burrat nuk mund t’i shohin këto ndenjëse dhe për këtë arsye nuk mund t’i rezervojnë ato.

-Advertisement-

Kompania tha se ata vendosën të ndërmarrin këtë hap në mënyrë që të lejojnë gratë të ndihen më rehat gjatë udhëtimit.

“Kjo u prezantua në bazë të hulumtimit të tregut dhe aktualisht është në fazën pilot dhe është në përputhje me moralin tonë #GirlPower.

Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një përvojë të pashembullt udhëtimi për të gjithë pasagjerët tanë dhe kjo veçori e re është vetëm një nga shumë hapat që po ndërmarrim drejt arritjes së këtij qëllimi”, kanë thënë ndër të tjera.

Ky opsion do të jetë i disponueshëm në të gjitha fluturimet e IndiGo shumë shpejt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera