Lajme

Limaj: Vjosa dhe Albini u futën në aventura politike duke sfiduar shtetin, e tani po e dorëzojnë atë

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 10 December 2022

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për shtyrjen e afatit për mbajtjen e zgjedhjeve në veri ka thënë se “Ky është rezultati i politikave aventuriste e populiste”

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar lidhur me shtyrjen e afatit për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri të Mitrovicës.

Përmes një postimi, Limaj ka thënë se kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani janë futur në aventura politike duke sfiduar shtetin, e tani po e dorëzojnë atë.

-Advertisement-

“Ky është rezultati i politikave aventuriste e populiste”, thuhet në reagimin e partisë “Nisma Socialdemokrate”.

Kryetari i Nismës Socialdemokratë për deklaratat e “pasardhësit të Millosheviqit, Aleksander Vuçiq” ka thënë se “ushtria jote qetnike me gjak në duar është shporrur nga Kosova në vitin 1999, e si e tillë edhe do të mbetet e trajtohet nga Kosova tash e gjithmonë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera