Lajme

Limaj thirrje Kurtit: Heq dorë nga politikat populiste e konfliktuoze, ktheju bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 05 November 2022

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar për zhvillimet e sotme në veri të vendit.

Limaj i ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të përmbahen, të ruajnë qetësinë dhe t’i kthehen detyrave të përditshme.

Kreu i Nismës ka thënë se duhet heqë dorë nga eksperimentet me të tashmen dhe të të ardhmen e shtetit të Kosovës.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Me vëmendje jam duke i përcjellë zhvillimet e sotme në Veri të vendit. Shfrytëzoj rastin t’ju bëj thirrje serbëve të Kosovës që të përmbahen, të ruajnë qetësinë dhe t’i kthehen detyrave të përditshme.

Ndërsa, Kryeministri duhet të heqë dorë nga eksperimentet me të tashmen dhe ardhmen e shtetit të Kosovës! Duhet të heqë dorë nga politikat populiste e konfliktuoze dhe t’i kthehet bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar, në mënyrë që të gjitha çështjet mes Kosovës dhe Serbisë të përmbyllen me marrëveshje gjithpërfshirëse, për të cilën janë duke u angazhuar si kurrë më parë SHBA-të, BE-ja, Gjermania dhe Franca.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera