Lajme

Limaj takohet me ambasadorin e Italisë, diskutojnë për situatën pas zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 27 June 2017

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Italsië në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim është diskutuar për situatën politike pas zgjedhjeve.

Shënimi i plotë:

-Advertisement-

Sot prita në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi. Biseduam për zgjedhjet e fundit, për situatën politike pas zgjedhjeve, dhe për tema tjera me interes për qytetarët e vendit.
Veç procesit zgjedhor, diskutuam edhe për suksesin e NISMA’s në këto zgjedhje, sukses për të cilin u jam mirënjohës të gjithë juve anëtarëve tanë, sepse ju jeni më mëritorët për fitorën tonë të përbashkët.
Ambasadorin Sardi, e falënderova për kontributin e tij personal dhe të shtetit të Italisë, që çdo herë ka qenë e gatshme të ndihmoj Kosovën në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në rrugën drejt integrimeve europiane.
Ambasadori italian Sardi, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera