Lajme

Limaj premton punësimin e 25 mijë qytetarëve! (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 25 May 2017

Kreu i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj i cili sonte është takuar me qytetarë të Komunës së Malishevës, para tyre ka shpalosur programin e partisë së tij për mandatin katër vjeçar të qëverisjes së vendit, nëse do të arrijë që ajo të dalë fitues në zgjedhjet e 11 qershorit.

Edhe në këtë takim me qytetarë, Limaj deklaroi para tyre se prioritet i partisë së tij në qeverisje të vendit së bashku me PDK-në dhe AAK-në, parti këto me të cilat është në koalicion parazgjedhor, është punësimi i qytetarëve të vendit.

“NISMA për Kosovën ka vendosur që më në Kosove nuk do të ketë familje pa të punësuar. Janë disa qindra familje në Malishevë që se kanë asnjë punësuar, ata do të kenë përparësi. Pra ne së pari do të bëjmë punësimin e 25 mijë njerëzve, nga 25 mijë familje sa nuk kanë asnjë të punësuar”, tha ai.

-Advertisement-

Më tej, ai ka treguar edhe tri objektivat e partisë, të cilat Limaj thotë se do t’i kenë prioritet nëse do të qeverisin vendin.

“Gjeja e dytë që do ta bëjmë është përmirësimi i jetës së bujqëve. Nuk ka më bagëti për ata që si ta marrin atë e shesin. Nuk ka më subvencione për ata që nuk i punojnë tokat. Do të përkrahen ata që do të mirren me bujqësi.

Puna e tretë që do ta bëjëm është rregullimi i gjendjes së shëndetësisë.

Pas kësaj do të punojmë me arsimin. Vendi ynë duhet të ketë më shumë shkolla profesionale”, ka deklaruar ai para qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera