Lajme

Limaj për mospjesëmarrjen e Kurtit në marsh: Ai ka marshu për rrënim e leje më për drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 06 April 2023

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmi Limaj, është pyetur nga analisti Blerim Gashi nëse pas organizimit të dy marsheve gjykata mund të thirret prap në emër të popullit gjatë dhënies së verdikteve të saj.

Në përgjigjen e tij Limaj tha se marshimi për drejtësi e sheh si ftesë dhe shqetësim, ftesë për drejtësi dhe shqetësim nga padrejtësitë e mundshme.

“Qytetarët marshojnë për drejtësi dhe kjo nuk mund të merret si kundër gjykatës” tha Limaj.

-Advertisement-

Limaj u pyet se si e sheh ai mos deklarimin e Presidentes dhe partizimin e një çështje që është kombëtare.

Në përgjigjen e tij Limaj tha se ajo është personale dhe qëndrim i tyre.

“Presidentja dhe Qeveria duhet me ba shkresë për çështjen e Martyt, me kërkuar që bashkësia ndërkombëtare me i kërku falje UÇK-së”, tha Limaj.

“UÇK-ja është e madhe, është e kombit dhe tendencat për partizim janë gabim”, tha Limaj.

I pyetur se a do të dilte në mardh po të ishte në vend të Kurtit, Limaj tha se Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari është dashur të marshojnë të parët sepse ky ka qenë marshim për drejtësi. “Kurti ka marshu për rrënim e leje më për drejtësi”, tha Limaj në Politiko.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera