Lajme

Limaj pas takimit me Lajçak: Dialogu duhet të përmbyllet me njohje

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 14 October 2020

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj pas takimit që ka zhvilluar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Miroslav Lajçak, tha se ka kërkuar që dialogu të vazhdojë dhe të përmbyllet me një marrëveshje reciproke.

Ai tha se ka shprehur mirënjohjen për punën e Lajçak në procesin e dialogut.

 

-Advertisement-

 

“Kosova ka bërë kompromise për tu kthyer në dialog dhe është dialog për njohje dhe duhet të fokusohemi në përmbylljen e marrëveshjes. Në marrëveshje  gjithëpërfshirëse duhet të përfshihet edhe Asociacioni me të gjeturat dhe Kosova ka obligime që duhet t’i zbatoj”, tha Limaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera