Lajme

Limaj: Një barnatore e ka ndihmuar Malishevën më shumë se qeveria me masa mbrojtësë

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 28 March 2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit, Endrit Shala, kanë vizituar komunën e Malishevës, ku janë pritur nga udhëheqja komunale dhe drejtori i Qendres se Mjekesisë familjare në Malishevë.

Limaj i ka shprehur mirënjohje kryetarit të komunën dhe stafit shëndësor për angazhimin dhe masat që kanë marrë për të tëjkaluar krizen e përhapur me COVID-19.

Lideri i Nismës ka apeluar qytetarët që të respektojnë të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sepse në këtë situate, ai thotë se të gjithë duhet të kryen rolin dhe detyrat e veta.

-Advertisement-

Nga aty, Limaj ka shprehur shqetësimin për furnizimin me mjete elementare që ka bërë ministria e Shëndëstisë për komunën e Malishevës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera