Lajme

Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 23 December 2024

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadakut, ku thotë se ishte në mes miqve dhe bashkëluftëtarëve.

Limaj thotë se aty ndjehu një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës.

“Në odën e Karadakut, mes miqve e bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës.  Ky vend, i cili ka dhënë aq shumë për lirinë dhe pavarësinë e atdheut, është një shembull i forcës, qëndresës dhe sakrificës së brezave të kaluar”, ka shkruar Limaj.

-Advertisement-

AI ka thënë se me bashkëluftarët e UÇK-së sot I bashkon ideali për një Kosovë të sigurt dhe me një të ardhme euroatlantike.

“Të takosh bashkëluftëtarë të UÇK-së, është një nder i madh, dikur ideali për lirinë, ishte gjithçka që na udhëhoqi nëpër luftë, përpjekje dhe sakrifica. Sot, na bashkon ideali për një Kosovë të sigurt dhe me një të ardhme euroatlantike. Ky angazhim nuk është vetëm i bashkëluftëtarëve të UÇK-së, por i çdo qytetari të Kosovës që beson në një të ardhme të ndritur. Faleminderit miqve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për Kosovën fituese”, ka thënë Limaj. /Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera