Lajme

Limaj: Kushtetuta e Kaçanikut u parapriu ngjarjeve që çuan në çlirimin e vendit

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 07 September 2019

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në detyrë, Fatmir Limaj, ka thënë se sot bëhen 29 vjet kur në qytetin e Kaçanikut, u miratua Kushtetua e Republikës së Kosovës.

Limaj shkruan se Kushtetuta e Kaçanikut është një nga ngjarjet dhe datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

“Ajo zë vend të rëndësishëm në historinë e Republikës së Kosovës duke u paraprirë ngjarjeve tjera të mëdha të cilat çuan në çlirimin dhe pavarësimin e vendit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera