Lajme

Limaj: Kosova ka minerale me vlerë deri në 25 miliardë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 16 May 2018

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, tha se sektori minerar në Kosovë ka mundësi që të zhvillohet dhe për këtë është duke u angazhuar Qeveria.

Sipas Limajt, bazuar në hulumtimet e bëra del se Kosova aktualisht ka vlerë minerale prej 12.5 deri në 25 miliardë euro, andaj rritja e investimit do të mundësojë normë më të lartë të zhvillimit ekonomik, raporton Ekonomia Online.

“Besoj që për të fuqizuar në shumë këtë sektor janë vërë përpjekje që përmes hartimit të strategjisë 2012-2021 nga hulumtimet që janë bërë nga ekspertët tanë del që Kosova aktualisht ka vlerë minerale prej 12.5 deri në 25 miliardë euro, andaj rritja e investimit do të mundësojë normë më të lartë të zhvillimit ekonomik”.

-Advertisement-

Limaj në konferencë ndërkombëtare me titullin: “Sektori minerar dhe resurset minerale Kosovë-Shqipëri”, shtoi se Qeveria ka hartuar strategjia e minierave të Kosovës për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social.

“Qeveria e Kosovës siç e keni vërejt dhe parë politikat e promovuar të saj është shumë e interesuar të fuqizoj sektorin e prodhimit. Baza dhe fuqia që prezantohet strategjia jonë është sektori i minierave”.

“…është hartuar strategjia e minierave të Kosovës për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Në këtë aspekt strategjia përcakton mundësi reale për shfrytëzimin sa në racional”.

Qëllimi i konferencës dy ditore u tha se është prezantimi aktual i industrisë minerare në vend, si: hulumtimi, shfrytëzimi, përpunimi i resurseve minerale në Kosovë dhe Shqipëri, raporton EO.

Po ashtu përmes prezantimeve mund do të shfaqen vlerësime apo idetë për rrjedhat aktuale minerare në nivel global, regjional dhe lokal, me theks të veçantë investimet në sektorin minerar të Kosovës dhe Shqipërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera