Lajme

Limaj: I shpreh ngushëllime familjeve të viktimave

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 26 November 2021

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka shprehur ngushëllime për familjet e personave që humbën jetën në sulmin ndaj autobusit, në Gllogjan të Deçanit.

“Sonte Kosova u trondit nga një sulm makabër në Gllogjan të Deçanit, ku humbën jetën tre qytetarë” thuhej në një postim në Facebook të Limajt.

Tutje ai i bën thirrje institucioneve përkatëse që sa më parë të zbardhin këtë ngjarje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera